Shpërthen anija cisternë, ekuipazhi mes flakëve hidhet në det

Evropë

Shpërthen anija cisternë, ekuipazhi mes flakëve hidhet në det

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 12:25
Pamje nga shpërthimi në anije

Një anije cisternë në Qipro ka shpërthyer në det, në Maroni,  në orën 9:30. Pesë anëtarë të ekuipazhit janë plagosur dhe janë dërguar në Spitalin e përgjithshëm në Nikosia. Qenë të tmerrshme pamjet e anëtarëve të ekuipazhit, që u hodhën në det për të shpëtuar. Dy prej tyre janë me djegie të rënda.

Anija transportonte gaz natyror të lëngët. Praj saj ka dalë tym i zi dhe Policia e zjarfikësit janë mobilizuar për shuarjen e zjarrit. Anija ka flamur maltez dhe ishte duke dalë nga Qiproja.

Autoritetet greke janë angazhuar për ta drejtuar anijen në plazh që të mos fundoset.

Në Maroni është ngritur një qëndër kordinuese, zjarrfikësit janë në gatishmëri. Momentalisht duket sikur nuk ka rrezik. Disa anije po pastrojnë zonën nga lëngjet, që mund të shkaktojnë zjarr. Forcat e emergjencave janë në gatishmëri.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat