Makina futet në pistën e avionëve, aeroporti mbyllet për 5 orë

Evropë

Makina futet në pistën e avionëve, aeroporti mbyllet për 5 orë

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 22:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një incident ka ndodhur në aeroportin e Hanoverit në Gjermani. Mediat raportojnë se një person hyri me një makinë në pistën e avionëve

Si pasojë e këtij incidenti aeroporti u mbyll për 5 orë, pasi ekzistonte frika se mos kishte lidhje me terrorizmin.

"Një makinë me targa polake hyri brenda një kalimi në asfalt rreth orës 15:30 sipas orës lokale, duke shkaktuar një reagim të madh të policisë federale dhe ekipeve antieksploziv", shkruan DW.

Një zëdhënës i policisë së Hanoverit tha për DW se personi doli jashtë në pistë dhe ndoqi një avion  pasi kishte zbritur.

Ai ishte një i ri rreth 25 vjeç, ndërsa pasi u ndalua nga policia, rezultoi  pozitiv në kokainë dhe amfetaminë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat