Rumania merr presidencën e radhës të BE-së

Evropë

Rumania merr presidencën e radhës të BE-së

Më: 1 janar 2019 Në ora: 11:10
Ilustrim

Rumania është shteti i radhës që e ka marrë presidencën gjashtë mujore të Bashkimit Europian.

Gjithë punën për këtë udhëheqje e nisi me moton: Uniteti – vlerë e përbashkët europiane.

Kjo është hera e parë që Rumania do të udhëheqë me bllokun.

“Qeveria në Bukuresht nuk e ka kuptuar plotësisht se çfarë do të thotë të kryesojë vendet e BE-së”, ka thënë presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

“Roli kërkon gatishmëri për t’i dëgjuar të tjerët dhe gatishmëri për t’i vënë shqetësimet e veta në sfond”.

Momente kyçe të presidencës rumune në BE do të jenë largimi i planifikuar i Britanisë së Madhe nga blloku më 29 mars dhe zgjedhjet për Parlamentin Evropian në maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat