Pas hyrjes në BE, 102.000 kroatë lëshojnë vendin e tyre

Evropë

Pas hyrjes në BE, 102.000 kroatë lëshojnë vendin e tyre

Më: 3 janar 2019 Në ora: 19:01
Kroacia

Statistikat zyrtare tregojnë se në tre vjetët e para të anëtarësimit në BE, 102.000 kroatë kanë migruar jashtë vendit

Sipas të dhënave, qëkur Kroacia u bë anëtare e Bashkimit Evropian dhe pasi iu lejua hyrja në tregjet evropiane të punës në vitet 2013 deri 2016, këtë vend e kanë braktisur 102,000 njerëz.

Megjithatë, parashikohet që shifra aktuale është shumë më e madhe, pasi shumë prej tyre shkojnë "në të zezë", pa u lajmëruar. Me sa duket, në këto tre vjet, rreth 230.000 njerëz kanë ikur nga Kroacia. 

Mosha mesatare e emigrantëve ra pas vitit 2013 nga 41.5 në 33.6 vjet, sipas një studimi të fundit nga Instituti i Zagrebit për Financat Publike. Sipas disa parashikimeve, deri në vitin 2050, Kroacia mund të mbetet pa 800,000 banorë, ndërsa në të njëjtën kohë do të ketë nevojë për një milion punëtorë të rinj, shkruan Al Jazeera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat