Ja si kryhet vrasja makabre midis Beogradit (Kujdes, video e rëndë për t’u parë)

Evropë

Ja si kryhet vrasja makabre midis Beogradit (Kujdes, video e rëndë për t’u parë)

Më: 5 janar 2019 Në ora: 22:08
Beograd

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në Beograd. Ky qytet dhe e tërë Serbia po kalon një përiudhë të rritjes së krimit dhe kriminalitetit në përgjithësi.

Kamerat e sigurisë në rrugën “Rajko” e kanë kapur momentin e likuidimit të Nebojsha Markoviqit (37), dhëndërit të pjesëtarit të grupit kriminal serbe, “Pink Panter”, Aleksandar Sh.

Në video shihet se si Markoviqi derisa e palos karrocën e fëmijëve para veturës dhe përballë ndërtesës ku ka jetuar, në mes të rrugës ndalon një veturë e bardhë.

Një burrë me xhup të bardhë dhe me një çantë në dorë i afrohet Markoviqit, nxjerrë revolën dhe shtie në të disa herë.

Markoviq bie i vdekur, kurse vrasësi kthehet në veturë dhe largohet nga vendi i ngjarjes.

Markoviq është goditur disa herë në kokë dhe gjoks.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat