Moti i keq/ Një grua e vdekur dhe dy të zhdukur - Bota Sot
Moti i keq/ Një grua e vdekur dhe dy të zhdukur

Evropë

Moti i keq/ Një grua e vdekur dhe dy të zhdukur

Më: 6 janar 2019 Në ora: 08:04
Ilustrim

Moti i keq ka shkaktuar një viktimë edhe në Greqi. Bëhet fjalë për një grua të moshuar, e cila u gjet e vdekur pranë një përroi në Keratea, një rajon 45 kilometra në juglindje të Athinës. Trupi i 66-vjeçares u gjet nga një makinë, ndërsa dy meshkuj që kishin qenë në makinë me të, nuk janë gjendur ende.

“Burri i saj dhe një burrë tjetër, të cilët ishin në të njëjtën makinë, janë raportuar të humbur që nga e enjte, kur kushtet e motit të keq mbizotëronin në zonë”, tha një zyrtar i policisë në kushte anonimiteti.

Prej një jave temperaturat në Greqinë qendrore dhe veriore kanë mbetur nën zero. Dëbora e madhe ka bërë që të ndërpriten shërbimet e transportit dhe fluturimet.

Shërbimi grek i mbrojtjes civile u ka bërë thirrje autoriteteve komunale të jenë në gatishmëri përpara një përkeqësimi të mëtejshme të motit të ftohtë, që pritet të godasë Greqinë të hënën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...