Grevë në aeroportet e Berlinit

Evropë

Grevë në aeroportet e Berlinit

Më: 7 janar 2019 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Sigurimi i dy aeroporteve të Berlinit ka mbajtur sot grevë për disa orë, gjë që shkaktoi vonimin e fluturimeve.

Sindikata bëri thirrje dje për një grevë në aeroportet Schenefeld dhe Tegel, duke thënë se menaxhmenti "ka shkaktuar një grevë" duke ofruar një rritje pagash prej vetëm dy përqindësh gjatë dy viteve të fundit.

Greva filloi këtë mëngjes në orën 5:00 të kohës lokale dhe zgjati katër orë. Kërkesat e grevistëve janë rritja e pagave 20 euro në orë, që në disa raste do të jetë një rritje prej 30 përqindësh.

Raundi tjetër i bisedimeve ndërmjet sindikatave dhe menaxhmentit është planifikuar për në 23 janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat