Fundoset një anije pranë brigjeve turke

Evropë

Fundoset një anije pranë brigjeve turke

Më: 7 janar 2019 Në ora: 10:32
Foto ilustrim

Një anije që lundron nën flamurin e Panamasë u mbyt pranë qytetit Samsun në Turqi.

Zyrtarët e Ministrisë së Brendshme turke thanë se operacionet e kërkim-shpëtimit janë nisur pasi anija ka dërguar një sinjal për ndihmë, raporton AP.

Deri më tani janë shpëtuar të paktën tre anëtarë të ekuipazhit dhe të tjerët po kërkohen.

Tani për tani, nuk dihet se sa anëtarë të ekuipazhit ishin në bord, as shkaku i mbytjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat