Përmbytet anija në Turqi, 6 të vdekur

Evropë

Përmbytet anija në Turqi, 6 të vdekur

Më: 7 janar 2019 Në ora: 13:35
Ilustrim

Gjashtë persona kanë humbur jetën, pasi një anije u përmbys në bregdetin turk të Detit të Zi, raportuan autoritetet turke.

”Shtatë prej 13 personave në bord u shpëtuan”, njoftoi agjencia shtetërore turke e lajmeve, AA.

Sipas saj, skuadrat e shpëtimit përdorën dy anije, katër helikopterë dhe një aeroplan.

Anija tregtare që udhëtonte nën flamurin panamez u mbyt për arsye ende të panjohura në orën 08:00, 130 kilometra larg brigjeve të krahinës së Samsunit.

Sipas shtypit nëntë nga personat në bord janë nga ukrainas, dy janë azerë dhe dy janë rusë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat