BE-ja përshëndet rritjen e importeve të sojës amerikane

Evropë

BE-ja përshëndet rritjen e importeve të sojës amerikane

Më: 7 janar 2019 Në ora: 18:11
Foto ilustrim

Soja e importuar nga SHBA-ja vlen sa tre të katërtat e totalit që hyn në BE, njoftoi sot Komisioni Europian, duke treguar dëshirë për të ulur tensionet tregtare para vizitës në Uashington nga komisionerja e BE-së për Tregtinë, Cecilia Malmstrom.

Marrëdhëniet tregtare mes Brukselit dhe Uashingtonit kanë qenë të tensionuara që kur presidenti amerikan, Donald Trump ngriti tarifat mbi importin e çelikut dhe të aluminit vitin e kaluar, ndërkohë që ka kërcënuar se do të ketë rritje të taksave edhe për automjetet që vijnë nga BE-ja.

Në korrik, Trump u takua me presidentin e Komisionit Europian, në përpjekje që të zbuten tensionet tregtare.

Ata vendosën, mes të tjerash, që të punojnë për të reduktuar barrierat dhe të rrisin tregtinë në fusha të ndryshme përfshirë edhe sojën. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat