Moti i keq bllokon Greqinë, borë edhe në Athinë

Evropë

Moti i keq bllokon Greqinë, borë edhe në Athinë

Më: 8 janar 2019 Në ora: 09:56
Athinë

Barometri i ulët “Telemaku” paralizon Greqinë. Dëbora bllokon gjithë vendin, ndërsa gjatë natës ka shtruar dhe në qendrën e Athinës, fenomen tepër i rrallë për kryeqytetin grek.

Transporti rrugor tërësisht është paralizuar, autobusët, trenat, anijet nuk do qarkullojnë të martën ndërsa për fluturimet ajrore do të ketë informacion të rinovueshëm çdo orë.

Me vendim të gunernatorëve të Periferive dhe ministrisë së Arsimit, sot nuk do të funksionojnë as shkollat ë thuajse gjithë vendin, me përjashtim të pak zonave jugore dhe në disa ishuj ku nuk konsiderohet qarkullimi i nxënësve apo studentëve i rrezikshëm për jetën.

“Telemaku” do të largohet gradualisht nga atmosfera greke, nga e mërkura paradite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat