Papas: Kemi shumicën parlamentare për miratimin e ”Marrëveshjes së Prespës”

Evropë

Papas: Kemi shumicën parlamentare për miratimin e ”Marrëveshjes së Prespës”

Më: 8 janar 2019 Në ora: 12:43
Nikos Papas

Qeveria është e sigurt që ka siguruar shumicën parlamentare të nevojshme për ratifikimin e ”Marrëveshjes së Prespës”, tha në një intervistë në transmetuesin publik ERT, ministri grek i Telekomunikacionit dhe Medias, Nikos Papas.

Papas vuri në dukje se të gjitha partitë ishin të vetëdijshme për kundërshtimet e ngritura nga kreu i partnerit të koalicionit qeveritar, Panos Kamenos, megjithatë përpjekjet për të bindur Kamenos dhe deputetë të tjerë për përfitimet nga marrëveshja do të vazhdojnë.

“Siç theksoi kryeministri Cipras, Greqia nuk do të tërhiqet nga pozicionet e ‘Marrëveshjes së Prespës’ dhe dita pas ratifikimit nga parlamenti do të jetë një ditë e qeverisjes progresive dhe vazhdueshmërisë”, theksoi Papas.

Lidhur me opozitën kryesore të ”Demokracisë së Re”, ai sfidoi partinë opozitare të paraqiste një mocion mosbesimi. /atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat