Deputetin gjerman e rrahin me shufra metalike (Pamje të rënda) - Bota Sot
Deputetin gjerman e rrahin me shufra metalike (Pamje të rënda)

Evropë

Deputetin gjerman e rrahin me shufra metalike (Pamje të rënda)

Më: 8 janar 2019 Në ora: 19:17

Frank Magnitz, deputet dhe zyrtar lokal i partisë djathtiste gjermane Alternativa për Gjermaninë (AfD), është lënduar rëndë në një sulm të motivuar politikisht të disa personave në Bremen.

Policia gjermane ka thënë se sulmi ka ndodhur dje pasdite në qendër të qytetit.

“Duke pas parasysh pozitën e viktimës, besojmë se bëhet fjalë për akt të motivuar politikisht”, ka njoftuar policia.

AfD ka publikuar fotografitë e deputetit të saj në gjendje shoku në shtratin e spitalit. Fytyra e tij shihet e mbuluar me gjak, kurse ka një vragë të madhe në kokë.

Sipas AfD-së, Magnitzin e kanë sulmuar tre persona të maskuar.

“E kanë goditur me shufër derisa nuk i ka humbur vetëdija e më pas kanë vazhduar ta godasin”, thekson kjo parti.

Javën e kaluar ka shpërthyer një eksploziv në koshin e plehrave dhe ka dëmtuar selinë e AfD-së në Saksoni, njerën nga qerdhet e partisë djathtiste.

Image

AfD që nga zgjedhjet e vitit 2017 është partia më e madhe në Gjermani. Aktualisht ka mbështetjen e 15 për qind të qytetarëve. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...