Drejtuesja e përkohshme e Prokurorisë anti-korrupsion heq dorë nga posti

Evropë

Drejtuesja e përkohshme e Prokurorisë anti-korrupsion heq dorë nga posti

Më: 8 janar 2019 Në ora: 19:43
Anca Jurma

Drejtuesja e përkohshme e Prokurorisë kombëtare anti-korrupsion (DNA),  Anca Jurma njoftoi sot se heq dorë nga zgjatja e qëndrimit në postin e saj, duke përmendur një ‘’ambjent armiqësor’’ në ushtrimin e funksionit të saj në Rumani, vend i cili mban që nga 1 janari presidencën e radhës së BE-së.

‘’Kam dhënë më të mirën time që DNA-ja të funksiononte më së miri, pavarësisht ambjentit armiqësor në të cilin istitucioni duhet të punojë’’, sqaron Jurma, magjistratja e cila pasoi në korrik Laura Codruta Kovesi, një figurë e respektuar e cila u shkarkua nga shumica e majtë.

Jurma pohoi se nuk gëzonte më kushtet e nevojshme për të vijuar punën e saj, duke përmenduar kryesisht publikimin keqdashës të një prej bisedave të saj private.

Element kyç në luftën kundër korrupsionit në Rumani, DNA-ja është bërë objekt i sulmeve të forta nga social-demokratët (PSD) në pushtet, të cilët e akuzojnë rregullisht për tejkalim të kompetencave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat