Bora alarmon autoritetet gjermane, reshjet do të vazhdojnë deri në fund të javës

Evropë

Bora alarmon autoritetet gjermane, reshjet do të vazhdojnë deri në fund të javës

Më: 9 janar 2019 Në ora: 07:51
Gjermani

Sasia e madhe e botës që është duke rënë tash e disa ditë ka krijuar kaos në Austri dhe në Bavari të Gjermanisë, kurse deri më tani janë regjistruar 13 persona që kanë humbur jetën nga moti i ligë.

Meteorologët paralajmërojnë për reshje tjera deri në fund të javës, ku në zona të caktuara do të bie borë deri në dy metra trashësi, transmeton Telegrafi.

Të gjitha ekipet e shpëtimit në Austri siç janë zjarrfikësit dhe ushtria, prej ditësh janë duke luftuar me sasinë e madhe të borës që tashmë kanë bllokuar alpet e kësaj republike.

Në Austri të hënën janë evakuuar pushuesit në pistën e skijimit në malin Hohkar, që gjendet në 1,770 metra lartësi mbidetare. Autoritetet austriake po frikësohen se ortekët mund të jenë vdekjeprurëse.

Çdo centimetër i borës që shtohet banorët e alpeve janë duke u frikësuar edhe më shumë, kurse sipas prognozës së autoriteteve kompetente të reshurat do të vazhdojnë gjatë gjithë javës. Paralajmërimi nga ortekët aktualisht është në shkallën e katërt, që do të thotë se rreziku është aq i madh sa që nevojitet një dridhje shumë e vogël që të shkaktojë katastrofa.

Edhe përkundër faktit se ekspertët me shpërthime të kontrolluara kanë dërguar borën në zona më të sigurta të maleve, te reshurat po konsiderohen si shumë të vështira pasi që brenda një periudhe shumë të shkurtër ka rënë borë deri në një metër trashësi. Në përgjithësi në këtë zona trashësia e borës arrin deri në tri metra, dhe ekziston rreziku i shkatërrimit të shtëpive për shkak të sasisë së madhe të borës mbi kulm.

Ortekët nuk janë vetëm të rrezikshëm për faktin se ua kanë marrë jetën 13 personave, por edhe bllokojnë korsi të caktuara të rrugëve kryesore që lidhin qytetet e mëdha. Bora e madhe ka mbuluar mbi 100 metra të rrugës së asfaltuar në Finkenberg, ku 80 persona kanë mbetur në mes të rrugës.

Mbrojtja civile e Austrisë ka paralajmëruar qytetarët nga rreziku i madh i ortekëve në Forarlberg, Tirol, Shtajersk dhe Salzburg. Nga ortekët është e rrezikuar zona turistike Dahshtajn që ka shumë pista skijimi.

Qytetarët në zonat e rrezikuara janë këshilluar që të sigurojnë sasi të mëdha të ushqimit, ujit të pijshëm, barnave dhe gjësendeve tjera pasi që të reshurat nuk do të ndalen edhe në ditët në vijim.

Kurse policia u ka bërë thirrje shoferëve që të mos injorojnë ndalesat në trafik e në veçanti rrugët që rrezikohen nga ortekët. E të gjithë ata që nuk i respektojnë këto ndalesa, do të dënohen me nga dymijë euro.

Image

Lisat që janë duke u shembur nga sasia e madhe e borës kanë shkulur shtyllat elektrike ku shumë fshatra kanë mbetur pa rrymë. Por, ushtria austriake është duke u munduar t’i dalë në ndihmë qytetarëve, fillimisht duke dërguar helikopterë por edhe njësi të ndryshme të inxhinierëve. Në Pincgau, ushtria ka arritur ta pastrojë rrugën që qon në një shkollë në të cilën ndjekin mësimet 40 nxënës.

Të reshurat janë gjithnjë e më të forta edhe në Gjermani. Mizenbah dhe Bavaria janë alarmuar me parashikimet e meteorologëve, se të reshurat do të vazhdojnë edhe në pjesën jugore të Bavarisë.

“Pritet të bie borë që do të arrijë trashësinë e mbi dy metrave”, ka deklaruar për Bild meterologu Dominik Jung.

Pjesa jugore e Gjermanisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, kurse në shumë pjesë të Bavarisë janë mbyllur shkollat e trafiku edhe një kaos total. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat