Ushtria e Çekisë blen automjete luftarake në vlerë mbi 2 miliardë dollarë

Evropë

Ushtria e Çekisë blen automjete luftarake në vlerë mbi 2 miliardë dollarë

Më: 9 janar 2019 Në ora: 20:03
Ushtria e Çekisë

Ministria e Mbrojtjes e Çekisë planifikon të nënshkruajë një kontratë për 14,000 pushkë dhe 20,000 pistoleta deri në fund të marsit të këtij viti.

Armata e këtij vendi njoftoi planin e furnizimit për vitin 2019, duke përfshirë 210 automjete të këmbësorisë, në të cilin tender është planifikuar të ftohen katër prodhues dhe lidhja e kontratës të bëhet në gusht të këtij viti, shkruan balkans.aljazeera.net.

Pjesë e furnizimit do të jenë edhe 62 transportues të blinduar Titus. Vlera totale e tre kontratave është mbi 2 miliardë dollarë.

Ministria e Mbrojtjes gjithashtu ka nënshkruar një kontratë për 16 raketa të sistemit RBS-70NG Saab Bofors Dynamics në vlerë prej 42 milionë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat