44 vite pas vdekjes së Frankos, forcohen pozitat e partisë së ekstremit të djathtë në Spanjë

Evropë

44 vite pas vdekjes së Frankos, forcohen pozitat e partisë së ekstremit të djathtë në Spanjë

Më: 10 janar 2019 Në ora: 07:55
Partia e ekstremit të djathtë në Spanjë

Një parti e ekstremit të djathtë të mërkurën mori një rol në formimin e një qeverie rajonale në Spanjë, për herë të parë që kur përfundoi diktatura e Frankos më 1975-ën.

Ekstremistët e djathtë të Vox, një parti anti-emigrante, ranë dakord të mbështesin një koalicion konservator të qendrës së djathtë në rajonin e Andaluzisë.

Vox u bë “mbretërues” në rajonin më të populluar të Spanjës, i cilësuar edhe një bastion i Partisë Socialiste tradicionale, pasi në zgjedhjet e Dhjetorit fituan në mënyrë të befasishme plot 12 vende në parlament.

Ndërkohë që Vox nuk do të jetë pjesë e qeverisë së Andaluzisë, kujtimet e hidhura të diktaturës ushtarake deri më tani kishin penguar partitë e ekstremit të djathtë që të hynin në rrjedhën politike spanjolle.

Francisco Franco vdiq në 1975 dhe demokracia u rivendos tri vjet më vonë. Në këmbim të mbështetjes së saj, Vox bëri një marrëveshje 37-pikëshe me Partinë Popullore Konservatore (PP) që përfshin angazhime për të luftuar emigracionin e paligjshëm, për të zvogëluar taksat rajonale dhe për të luftuar fondamentalizmin islamik.

“Sot emigracioni i paligjshëm dhe korrupsioni humbasin (…) dhe Andaluzianët, mbrojtja e familjes dhe një politikë më pluraliste fitojnë”, u tha gazetarëve nënkryetari i Vox, Javier Ortega.

PP fitoi një marrëveshje të veçantë me Ciudadanos të qendrës së djathtë, për të formuar qeverinë e koalicionit, duke i dhënë fund një administrate të pandërprerë 36-vjeçare të administratave socialiste në rajonin jugor.

“Andaluzianët kanë zgjedhur një qeveri të ndryshimit për t’i dhënë fund 40 viteve të politikave të tmerrshme socialiste dhe (kreu i koalicionit PP, Juanma Moreno) nuk do t’i lërë ata poshtë”, shkruante Pablo Casado i PP në Twitter.

Pas zgjedhjeve të dhjetorit, qeveria socialiste minoritare e kryeministrit Pedro Sanchez paralajmëroi partitë kryesore të opozitës kundër mbështetjes te Vox për të marrë detyrën, duke e cilësuar këtë si një rrezik të kthyer rajonin në një “djep të së djathtës ekstreme”, tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat