Greqi, Tsipras: Marrëveshja e Prespës në parlament brenda Janarit

Evropë

Greqi, Tsipras: Marrëveshja e Prespës në parlament brenda Janarit

Më: 10 janar 2019 Në ora: 11:10
Alexis Tsipras

Pas miratimit në Parlamentin e Maqedonisë, Marrëveshja e Prespes do ta ketë rrugën e hapur edhe në Parlamentin e Greqisë. Ishte Kryeministri grek Alexis Tsipras që konfirmoi lajmin në një intervistë për mediat vendase.

Sipas shefit të qeverisë, pakti për ndryshimin e emrit të Maqedonisë do të votohet në parlamentin grek brenda muajit Janar. Kryeminsitri grek e cilësoi marrëveshjen me Shkupin si arritjen më të rëndësishme, pas daljes së vendit nga kriza ekonomike.

I pyetur se çfarë do bëjë nëse “Grekët e Pavarur” të Panos Kamenos largohen nga qeveria, Tsipras tha se do të kërkojë votëbesim nga parlamenti. Në rast se nuk do e sigurojë atë, Greqia do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat