Greva anulon qindra fluturime në Gjermani

Evropë

Greva anulon qindra fluturime në Gjermani

Më: 10 janar 2019 Në ora: 12:35
Ilustrim

Aeroportet gjermane i anuluan mbi 600 fluturime, për shkak të grevës së stafit të sigurisë.

Greva përfshiu aeroportet në perëndim të vendit: Dyzeldorf, Këln dhe Shtutgart.

Në Dyzeldorf - aeroportin e tretë më të madh të Gjermanisë - rreth 60,000 pasagjerë janë prekur, pasi dy të tretat e fluturimeve janë anuluar, raportoi Televizioni ARD.

Sindikata e punëtorëve Verdi kërkon rritjen e pagesës në 20 euro për orë për stafin e sigurisë, nga 17 euro sa është tani.

ARD tha se shumë udhëtarë kanë pasur kohë të sigurojnë bileta alternative të udhëtimit, pasi greva ka qenë e paralajmëruar.

Sipas burimit të njëjtë, stafi i sigurisë është shumë i zemëruar me kushtet e punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat