Paralajmërimi i frikshëm: Vullkani mund të “shkatërrojë” këtë shtet të Evropës

Evropë

Paralajmërimi i frikshëm: Vullkani mund të “shkatërrojë” këtë shtet të Evropës

Nga: A.Zh Më: 10 janar 2019 Në ora: 14:28
Eksperti paralajmëron se shpërthimi mund të shkaktojë "shkatërrim" në të gjithë Italinë qendrore, foto Getty

Një vullkan në qytetin jugor italian të Napolit mund të shkaktojë "shkatërrim" në gjithë Italinë qendrore, nëse do të përballet me një shpërthim të madh, paralajmëroi eksperti i vullkaneve Christopher Kilburn.

Vullkani Campi Flegrei i Italisë mund të shpërthejë dhe të shkatërrojë deri në 100 kilometra kub (62 milje) tokë që rrethon vullkanin, paralajmëroi Dr Christopher Kilburn, një profesor në Universitetin e Londrës dhe ekspert i vullkaneve.

Dr Kilburn ka thënë se nuk ka "absolutisht asnjë dëshmi" të një shpërthimi tani, mirëpo ka paralajmëruar se vullkani Campi Flegrei është "aktiv dhe do të shpërthejë përsëri" në një moment në të ardhmen, shkruan express.co.uk, përcjell Bota sot.

"Gjatë periudhave kohore prej shumë dhjetëra mijëra vjetësh, është e mundur që mund të ketë një përsëritje të një ngjarjeje që formon kritere vullkani", ka thënë ai për Express.co.uk, përcjell Bota sot.

Vullkologu ka thënë se është e rëndësishme të theksohet se në zonën vullkanike që rrethon Campi Flegrei, "ka prova" për shpërthimeve të mëdha formuese gjatë 250 000 vjetëve të fundit dhe gjasat për një shpërthim të madh në shkallë të gjerë, nuk duhet të përjashtohen.

"Duhet të merret parasysh mundësia që mund të ketë një shpërthim tjetër në shkallë të gjerë, 50 kilometra kub ose ndoshta edhe 100 kilometra kub. Mundësia është shumë e vogël, por ndikimi do të ishte shkatërrues në të gjithë Italinë qendrore”, ka theksuar ai./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat