Evropa përfshihet nga acari

Evropë

Evropa përfshihet nga acari

Nga: E.K Më: 10 janar 2019 Në ora: 14:53
Ilustrim

Kaosi i borës të Evropës është thelluar dhe më tepër ditëve të fundit dhe duket se kjo gjendje do të vazhdojë. Orteqe të shumta kanë përfshirë shtetet e Evropës dhe raportohet të ketë njerëz të bllokuar. Gjendje më e rëndë është në Gjermani dhe Austri, shkruan Daily Mail, përcjell “Bota sot”. Të paktën 15 njerëz kanë vdekur mes kaosit të motit duke përfshirë një djalë 16-vjeçar gjermano-australian, i cili u gjet i vdekur në një qendër skiimi. Në qytetin austriak Hohentauern kishte 2,000 njerëz të bllokuar.

Në Bavari në Gjermaninë jugore kishte 100 aksidente automobilistike brenda një nate. Qindra banorë në një qytet gjerman pranë Berchtesgarden në Bavari u bllokuan dhe kishte vështirësi në sigurimin e ushqimit për ta. Vështirësi dhe vonesa ka në të gjitha transportet.

Pritet që të reshurat e borës të kenë rënie në ditët në vazhdim dhe gjendja në Evropë të përmirësohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat