Laburistët: Zgjedhje të parakohshme për ngërçin e Brexit

Evropë

Laburistët: Zgjedhje të parakohshme për ngërçin e Brexit

Më: 10 janar 2019 Në ora: 23:55
Jeremy Corbyn

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë zgjidhja për zhbllokimin e situatës për Brexit, deklaroi sot Jeremy Corbyn, lideri i laburistëve, partia kryesore opozitare në Britaninë e Madhe.

Deputët britanikë do të votojnë të martën për marrëveshjen e divorcit, pas shumë negociatash të vështira nga qeveria britanike me Bashkimin Europian.

Por, kundërshtimi i tekstit, që irriton më tepër Brexiters sesa eurofilët, duket thuajse i pashmangshëm, përcjell Atsh.

Lideri i laburistëve theksoi se partia e tij do të votonte kundër kësaj marrëveshje të keqe dhe pohoi se nëse qeveria nuk mundet të kalojë këtë tekst mjaft të rëndësishëm, atëherë duhet të ketë zgjedhje sa më shpejtë të jetë e mundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat