Merkel: Pranojmë përgjegjësinë e krimeve naziste në Greqi - Bota Sot
Merkel: Pranojmë përgjegjësinë e krimeve naziste në Greqi

Evropë

Merkel: Pranojmë përgjegjësinë e krimeve naziste në Greqi

Më: 11 janar 2019 Në ora: 11:26
Angela Merkel

Gjermania pranon plotësisht përgjegjësinë e krimeve të kryera nga nazistët në Greqi, deklaroi sot kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë vizitës së saj të parë zyrtare në Athinë që prej vitit 2014.

“Ne pranojmë plotësisht përgjegjësinë e krimeve të kryera nga nacional-socialistët në Greqi (…)”. Një mbështetje e Berlinit për Greqinë bëhet për të mirën e të vendeve”, tha Merkel, sipas përkthimit në greqisht në transmetim direkt nga televizioni publik grek, ERT.

Pretendimi për dëmshpërblime financiare që i kërkohen Gjermanisë për të kompensuar krimet e kryera gjatë pushtimit të vendit nga nazistët (1941-1944) është një debat i vjetër në Greqi që është rikthyer nga kriza e borxhit vitet e fundit.

Sipas një raporti të Kontabilitetit Kombëtar të Greqisë shuma e dëmshpërblimeve arrin në 162 miliardë euro.

Gjatë vizitës së saj të parë në Greqi që prej vitit 2014, kancelarja gjermane kërkoi të ulë klimën e tensionuar mes dy vendeve në kulm të krizës greke (2010-2014).

Gjermania shihet nga grekët si shkaktarja e politikave të masave shtrënguese që iu  imponuan vendit për të evituar rreziqet e një dështimi të pagimit të huave dhe një shembje të eurozonës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...