ASHNA: Asnjë fluturim nuk kishte për në Holandë

Evropë

ASHNA: Asnjë fluturim nuk kishte për në Holandë

Më: 11 janar 2019 Në ora: 16:23
Holandë

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionti Ajror, ka njoftuar se lajmi që nga Aeroporti i Prishtinës kanë fluturuar për në Holandë tre aeroplanë, nuk është i vërtetë.

Departamenti për Informata Aeronautike në ASHNA konfirmon se asnjë aeroplan komercial apo ushtarak nuk ka fluturuar për në Holandë gjatë këtij viti.

“Me datë 10 Janar 2019 në Aeroportin e Prishtinës janë realizuar tre fluturime ushtarake, nga tre shtete të ndryshme të NATO-së, mirëpo që të tre kanë pasur destinime të ndryshme dhe asnjëri nga ta për në Holandë. Për informimin e opinionit publik në Kosovë, të gjitha operimet ajrore civile si dhe ato ushtarake, menaxhohen nga ofruesi i vetëm i shërbimeve të Navigacionit Ajror në  Republikën e Kosovës – ASHNA”, thuhet në sqarimin e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionti Ajror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat