Kroacia shkarkon ambasadorin në Bosnje e Hercegovinë, shkak bëhet Serbia

Evropë

Kroacia shkarkon ambasadorin në Bosnje e Hercegovinë, shkak bëhet Serbia

Më: 11 janar 2019 Në ora: 17:16
Ivan del Vecchio

Ministria i Punëve të Jashtme e Republikës së Kroacisë ka marrë vendim që të shkarkojë ambasadorin Ivan del Vecchio në Bosnjë dhe Hercegovinë. 

Arsyeja e shkarkimit është paraqitja e tij me nëntë janar në festimin e Ditës së Republikës Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë. 

Ministrja e Jashtme kroate Marija Pejcinovic Buric tha se Del Vecchio kishte marrë vendim të gabuar. 

“Ai nuk është dashur të jetë atje atë ditë” u shprehë ministrja Buric. 

Për shkak të pjesëmarrjes, anëtari boshnjak i presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Sefik Dzaferoviç dhe Kryetari i Këshillit të Ministrave , Denis Zvizdiç kanë ndërprerë kontaktet me Ivan del Vecchio. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat