Polonia arreston një biznesmen kinez nën dyshimin për spiunazh

Evropë

Polonia arreston një biznesmen kinez nën dyshimin për spiunazh

Më: 11 janar 2019 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

Shërbimet polake të sigurisë kanë njoftuar se një biznesmen kinez dhe një polak janë arrestuar për spiunazh. Sipas një burimi, biznesmeni me shtetësi kineze, Wang Weijing, është punëtor i kompanisë “Huawei”.

Kompania ka deklaruar se është në dijeni për këtë ngjarje dhe se është duke i përcjellur zhvillimet. Kompania “Huawei” është akuzuar edhe më herët se është e lidhur me shërbimet inteligjente të Kinës. 

Shefja financiare e kompanisë, Meng Wanzhou, ishte arrestuar muajin e kaluar në Kanada dhe përballet me ekstradim në SHBA për shkelje të sanksioneve kundër Iranit.

Arrestimi i dy të dyshuarve është bërë pas një hetimi të gjatë. Sipas të dhënave në internet, biznesmeni kinez është drejtor i shitjeve në një kompani, ndërsa ka punuar si atashe në ambasadën e Kinës në Poloni nga viti 2006 deri në vitin 2011, shkruan “BBC”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat