Macron anulon Forumin e Davosit, mbledh sipërmarrësit e huaj në Versajë - Bota Sot
Macron anulon Forumin e Davosit, mbledh sipërmarrësit e huaj në Versajë

Evropë

Macron anulon Forumin e Davosit, mbledh sipërmarrësit e huaj në Versajë

Më: 11 janar 2019 Në ora: 17:42
Emmanuel Macron

Emmanuel Macron nuk do të jetë i pranishëm në Forumin e Davosit, ku merr pjesë elita e ekonomisë botërore, por do të mbledhë më 21 janar në Versajë 150 biznesmenë francezë dhe të huaj, për një edicion të ri të samitit “Zgjidhni Francën” mbi fuqinë tërheqëse franceze, njoftoi sot Elysee.

Megjithëse kreu i shtetit mbajti një fjalim të gjatë në Forumin e Davosit vitin e kaluar, presidentët francezë nuk marrin pjesë sistematikisht në këtë takim në Zvicër, i cili do të zhvillohet këtë vit nga 21 deri në 25 janar.

‘’Emmanuel Macron nuk do të marrë pjesë në takim për shkak të një axhende të zënë”, thekson Elysee.

‘’Me pjesëmarrjen e 150 biznesmenëve në Versajë, vullneti ynë është të nxjerrim në pah mundësitë në vend duke bërë të njohur rajonet e ndryshme dhe njohuritë rreth tyre. Në takim do të jenë gjithashtu të pranishëm edhe kompani franceze të dimensioneve të ndryshme, që përfaqësojnë strukturën ekonomike në rajon”, përfundon Elysee. /ATSH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...