Protesta tjetër në Serbi, kësaj radhe proteston rinia

Evropë

Protesta tjetër në Serbi, kësaj radhe proteston rinia

Më: 11 janar 2019 Në ora: 20:53
Protesta

Lëvizja Rinore e Nishit ka organizuar një protestë kundër gjendjes aktuale që po mbretëron në Serbi. 

“Ndaloni terrorin” ishte njëri nga mesazhet në protestë.

Protesta filloi me një minutë heshtje për viktimat e tragjedisë së hekurudhës. 

Rinia serbe kërkoi që të shkarkohet ministri i Ndërtimit dhe Transportit, Zorana Mihajlovic dhe kryetari i komunës së Nishit, Darko Bullatoviq. 

Tutje ata kërkuan që të lirohen mediat dhe krijimi i shërbimeve të pavarura në Nishi.

“Na jep përsëri aeroportin” ishte kënga e lëvizjes rinore para komunës. 

Një protestë tjetër është planifikuar të premten tjetër. Ndërsa nesër në Beograd pritet që të vazhdojnë protestat opozitare.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat