Bashkimi Evropian kërkon nga Bjellorusia që ta largojë dënimin me vdekje - Bota Sot
Bashkimi Evropian kërkon nga Bjellorusia që ta largojë dënimin me vdekje

Evropë

Bashkimi Evropian kërkon nga Bjellorusia që ta largojë dënimin me vdekje

Më: 12 janar 2019 Në ora: 10:33
Foto ilustrim

Shërbimi Evropian për Veprime të Jashtme i ka bërë thirrje Bjellorusisë që ta largojë dënimin me vdekje nga lista e dënimeve të mundshme për vepra penale, dy ditë pasi autoritetet bjelloruse e shqiptuan një dënim të tillë për një të dënuar për vrasje të dyfishtë.

Ky institucion i Bashkimit Evropian ka kërkuar që gjykatat e Bjellorusisë të shqiptojnë dënime më të lehta për personat e dënuar me vdekje. “Bashkimi Evropian shpreh ngushëllime të sinqerta për familjet dhe miqtë e viktimave. BE-ja është kundër dënimit me vdekje në çfarëdo rrethane. Ky dënim nuk është faktor që ndikon në rënien e krimit”, thuhet në deklaratën e lëshuar.

Në deklaratë kërkohet që të miratohet një moratorium për dënimin me vdekje si hap i parë për heqjen e plotë të tij. I dënuari më i fundit me këtë dënim ishte Alyaksandr Asipovich, i cili u shpall fajtor për vrasjen e dy grave në qytetin lindor të Babruyskut.

Bjellorusia ka qenë në qendër të kritikave të aktivistëve për të drejtat e njeriut dhe vendeve të Bashkimit Evropian për shkak se është vendi i vetëm në Evropë që e zbaton dënimin me vdekje. Bashkimi Evropian për vite me radhë i ka bërë thirrje Bjellorusisë që t’i bashkohet vendeve që kanë shpallur moratorium për dënimin me vdekje, shkruan “Free Europe”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...