Shkatërrohet një dron i OSBE-së në lindje të Ukrainës - Bota Sot
Shkatërrohet një dron i OSBE-së në lindje të Ukrainës

Evropë

Shkatërrohet një dron i OSBE-së në lindje të Ukrainës

Më: 12 janar 2019 Në ora: 14:06
Ilustrim

Një dron i misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, OSBE, që po filmonte në lindje të Ukrainës, është sulmuar dhe dëmtuar në zonën e kontrolluar qeveritare të Popasnas në rajonin e Luahnskut.

Incidenti ndodhi më 10 janar, sipas raportit të misionit të OSBE-së në Ukrainë.

Droni ishte duke u përdorur për të monitoruar largimin e borës kur u sulmua me armë zjarri.

Në nëntor të vitit 2018, një dron ishte qëlluar afër kufirit me Rusinë, ndërsa me 2 janar një dron tjetër ishte shkatërruar në Luahansk.

Sipas raportimeve të Kombeve të Bashkuara, më shumë se 10,300 persona janë vrarë në luftën që u zhvillua në lindje të Ukrainës me separatistët pro-rusë, që nga prilli i vitit 2014.

Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve në nëntor të vitit 2016 kishte deklaruar se ky është"konflikt ndërkombëtar i armatosur në ems të Ukrainës dhe Federatës ruse".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...