Macron fton francezët në një debat të madh kombëtar

Evropë

Macron fton francezët në një debat të madh kombëtar

Më: 13 janar 2019 Në ora: 18:27
Kriza e "Jelekëve të Verdhë" që dy muaj po trondit qeverinë franceze

Presidenti i Francës Emmanuel Macron do t'i dërgojë një letër nesër qytetarëve të vendit për t'i ftuar në një debat të madh kombëtar për të zgjidhur krizën me lëvizjen "Jelekët e verdhë".

Kriza e "Jelekëve të Verdhë" që dy muaj po trondit qeverinë franceze.

Tubimet e fundit të francezëve që dënonin politikat tatimore dhe sociale të qeverisë ishin dje më të larta se javën e kaluar.

Rreth 84,000 njerëz u mblodhën dje në gjithë vendin, ndërsa të shtunën e kaluar kishte rreth 50,000. Më pak dhunë është raportuar dje gjatë protestave.

"Jam i sigurt se Macron do të gjejë fjalë për të ndihmuar në rivendosjen e dialogut gjatë debatit", tha ministri për Marrëdhënie me Parlamentin Mark Fesno.

Presidenti francez premtoi këtë debat në dhjetor pranë koncesioneve të ndryshme për t'iu përgjigjur pakënaqësisë së qytetarëve.

Në letrën për qytetarët, Macron do të ftojë francezët të përdorin mundësinë për dialog dhe ai të martën do të qëndrojë në Normandi për të filluar zyrtarisht debatin.

Debati do të ketë katër tema: fuqia blerëse, tatimi, demokracia dhe mjedisi.

Të gjitha partitë janë thirrur gjithashtu për një debat që zgjat disa javë, por disa parti tashmë janë të pranishme dhe disa "jelekë të verdhë" e kanë sfiduar këtë.

Kryeministri francez Edouard Pilippe duhet të jap hollësi për këtë nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat