AfD i bën thirrje Gjermanisë të largohet nga BE-ja

Evropë

AfD i bën thirrje Gjermanisë të largohet nga BE-ja

Më: 13 janar 2019 Në ora: 20:23

Alternativa Ultra-djathtiste për Gjermaninë (AfD) i bëri thirrje Berlinit zyrtar sot të braktisë Bashkimin Evropian nëse nuk reformohet, por hoqi dorë nga ideja e saj origjinale për të dhënë afat kohor për pesë vjet.

Kjo është hera e parë që një parti gjermane përmend të ashtuquajturin "Gexit" - tërheqjen e Gjermanisë nga BE.

Kreu i kësaj partie Alexander Golan paralajmëroi megjithatë, se kolegët e tij të partisë, në kuadrin e miratimit të një platforme zgjedhore për Parlamentin Evropian, nuk specifikuan një datë konkrete për një dalje të mundshme të Gjermanisë nga BE, transmetojnë mediat gjermane.

"Nuk mendoj se është e mençur të hyjmë në zgjedhje me një kërkesë maksimale," tha ai në një kongres në qytetin Riza, pas së cilës u miratua një formulim më i butë që thotë se reforma e BE duhet të zhvillohet në kohën e duhur.

Ai shtoi se dalja e paralajmëruar e Britanisë së Madhe nga BE do të ndikojë edhe te votuesit në Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat