25 viktima nga i ftohti në Europë

Evropë

25 viktima nga i ftohti në Europë

Më: 13 janar 2019 Në ora: 21:57
Numri i të vdekur ka arritur në 25 në të gjithë Kontinentin.

Acari vijon të mbajë të mbërthyer gjithë Europën, teksa kushtet ekstreme të motit kanë marrë të tjera jetë njerëzish. 3 turistë gjermanë humbën jetën dhe një tjetër rezulton i zhdukur nga një ortek në një resort skish, në zonën e Alpeve, në perëndim të Austrisë.

Për autoritetet austriake janë shndërruar në shqetësim serioz skiatorët e guximshëm, të cilët nuk heqin dorë nga ka ky sport, edhe pse që prej fillimit të Janarit shumë prej tyre kanë humbur jetën nga orteqet, si pasojë e dëborës së dendur.

Në zonën e Alpeve është regjistruar edhe numri më i lartë i viktimave të kësaj vale acari siberian, çka ka detyruar autoritetet gjermane, franceze e italiane të shpallin gjendjen e emergjencës dhe të pezullojnë përkohësisht skitë nëpër resorte. Në jug të Gjermanisë është thirrur në ndihmë edhe ushtria.

Numri i të vdekur ka arritur në 25 në të gjithë Kontinentin. Vendet që po përballen me probleme serioze janë gjithashtu Zvicra, vendet skandinave e baltike. Acari ka zbritur deri në jug në Ballkan me temperatura të ulëta rekord -33, të regjistruara në Follorinë të Greqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat