Konflikt për tokën mes kushërinjve, 2 të vdekur dhe 7 të plagosur

Evropë

Konflikt për tokën mes kushërinjve, 2 të vdekur dhe 7 të plagosur

Më: 13 janar 2019 Në ora: 22:00
Turqi

Zënkat për tokën vazhdojnë të shkaktojnë viktima në Turqi. 2 persona kanë humbur jetën dhe 7 të tjerë janë plagosur këtë të diel në Sanliurfa, afër kufirit me Sirinë, në një zënkë mes kushërinjve të parë.

Gjithçka ndodhi pasdreken e së dielës në lagjen Dagyani, kur 2 çuna xhaje u zunë për një sipërfaqe toke. Në zënkë ndërhynë edhe shumë të afërm të tjerë deri sa një prej tyre, ende i paidentifikuar, qëlloi me armë gjahu.

“Hurriyet” raporton se saçmat plagosën 9 persona. Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e xhandarmërisë dhe ambulancat, të cilët dërguan të plagosurit në spitalet më të afërta.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, 36-vjeçari Muzaffer Kubat dhe Mehmet Kubat humbën jetën si pasojë e plagëve të marra. Forcat e xhandarmërisë ndërkohë kanë arrestuar 5 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat