5 metra borë në Alpe, era fryn 160 km/h

Evropë

5 metra borë në Alpe, era fryn 160 km/h

Më: 14 janar 2019 Në ora: 12:21
Ilustrim

Në pjesë të Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, të cilat janë prekur nga stuhitë e borës dhe ortekët në të cilat jetët kanë humbur 26 vetë, ndërkohë u vlerësua se ra deri në pesë metra bora dhe meteorologët sot njoftojnë për reshje të reja dhe erëra deri në 160 kilometra në orë.

Kaosi i dëborës që goditi Alpet dhe rrethinat e tyre nuk po ngadalësohen, por bëhet gjithnjë e më e rrezikshme. 

Ndërkohë, në Austri, në disa pjesë të shtetit, si Vorarlberg, u shpall miveli më i lartë i ortekëve, i pesti, ndërsa në ditët e mëparshme ishte i katërti. 

Në provincën e Salzburgut, tani 17.000 njerëz janë të shkëputur nga pjesa tjetër e botës për shkak të reshjeve të mëdha të borës, ndërsa shërbimet e shpëtimit dhe të shërbimeve të tjera po punojnë me fuqinë dhe kapacitetin.

Rreziqet e ortekëve gjithashtu e bëjnë trafikun hekurudhor të vështirë dhe disa linja janë të mbyllura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat