Mësohet data e largimit të Britanisë së Madhe nga BE-ja

Evropë

Mësohet data e largimit të Britanisë së Madhe nga BE-ja

Më: 14 janar 2019 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Britania e Madhe do të largohet nga Bashkimi Evropian më 29 mars, deklaroi sot kryeministrja Theresa Maj gjatë një debati mbi një marrëveshje të arritur me Bashkimin Evropian.

Ajo thotë se nuk beson se qeveria duhet të zgjasë afatin për zbatimin e nenit 50 të Marrëveshjes së BE, i cili përcakton kushtet për largimin nga blloku.

May paralajmëroi deputetët se Brexit do të ishte në rrezik nëse nuk do të votonin për marrëveshjen e Brexit.

Bllokimi i Brexit është një rezultat më i mundshëm sesa Britania të braktisë BE-në pa një marrëveshje, tha May në parlamentin britanik në të cilin bisedimet për marrëveshjen e arritur me BE janë në proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat