Dështoi për “Brexit”, May tani rrezikon të rrëzohet nga posti i kryeministres britanike

Evropë

Dështoi për “Brexit”, May tani rrezikon të rrëzohet nga posti i kryeministres britanike

Nga: Bota sot Më: 15 janar 2019 Në ora: 10:35
Theresa May

(E plotësuar) - Lideri i laburistëve opozitarë, Jeremy Corbyn, paraqiti sot në mbrëmje një mocion mosbesimi ndaj qeverisë konservatore të Theresa May, pas kundërshtimit me shumicë të theksuar nga deputetët për marrëveshjen e "Brexit", që ajo negocioi me Brukselin.

‘’Paraqes një mocion mosbesimi ndaj kësaj qeverie’’, tha Corbyn, duke e cilësuar rezultatin e votimit për marrëveshjen e Brexit si një disfatë katastrofike për qeverinë.

Votimi pritet të zhvillohet në pasditen e së mërkurës.

Që nga viti 1945, ligjvënësit britanikë kanë votuar 23 herë kundër Qeverisë, ndërsa i kanë dhënë votë besimi vetëm tri herë.

Por, mocioni i mosbesimit ka çuar vetëm një herë në rrëzimin e Qeverisë.

Sot, Theresa May ka përjetuar disfatën më të rëndë parlamentare të një kryeministri britanik në epokën demokratike, pasi anëtarët e parlamentit të vendit kanë hedhur poshtë marrëveshjen e saj me Bashkimin Evropian për daljen e Britanisë nga blloku evropian, me një shumicë të madhe prej 230 votash.

Konservatorët që mbështesin “Brexit”-in kanë bashkuar forcat me partitë opozitare për të goditur qeverinë në “votimin e rëndësishëm”, të cilin kryeministrja e vendit e kishte shtyrë para Krishtlindjes, me shpresën se disa anëtarë të parlamentit do të ndryshonin qëndrim. 

Theresa May përballet me mocion mosbesimi të mërkurën, e pranon humbjen

Menjëherë pas votimit historik në Dhomën e Përfaqësuesve të Parlamentit të Britanisë, kryeministrja Theresa May ka thënë se duke pasur parasysh shkallën e humbjes, ajo do të pranojë që të debatohet për një mocion mosbesimi.

Këto deklarata të May erdhën pasi Jeremy Corbyn konfirmoi se kishte paraqitur mocion mosbesimi i cili pritet të ndodh të mërkurën.

Në vërejtjet e saj të shkurtra, May tha se ajo gjithashtu do të organizojë diskutime me partitë e tjera për të parë se si ajo mund të gjejë një rezolutë që do të ishte e pranueshme për të gjithë sa i përket çështjes së marrëveshjes së Brexit pasi ajo në mënyrë drastike u hodh poshtë nga deputetët.

May përjeton humbjen më të madhe historike, dështon marrëveshja e Brexit

Ligjvënësit në Britani të Madhe kanë kundërshtuar planin e kryeministres britanike, Theresa May për largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Plani i kryeministres May është mposhtur me 432 vota kundër dhe 202 në të mirë të planit.

May kishte shtyrë votimin për Brexit nga muaji dhjetor për datën 15 janar, pasi i ishte bërë e qartë se nuk ka mbështetje për planin e saj.

Me këtë vendim ata kanë krijuar një situatë të paqartë në Britani, vetëm 10 javë para se ky shtet të largohet nga Bashkimi Evropian, përkatësisht më 29 mars.

Plani i kryeministres May është kundërshtuar si nga deputetët pro-Bashkimit Evropian, ashtu edhe nga ata pro-Brexitit.

Ekspertët kanë paralajmëruar se nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje, ekonomia e Britanisë do të përballet me kaos

Kritikët e planit të kryeministres britanike, duke përfshirë edhe disa ligjvënës në partinë e saj, kanë thënë se dokumenti që tashmë është kundërshtuar do të mbante shtetin shumë të lidhur me rregullat e BE-së dhe jo të pavarur në krijimin e politikave të pavarura tregtare.

Ata që kanë përkrahur qëndrimin në BE, kanë arsyetuar kundërshtimin e planit me faktin se ai do të shpërfaqte Britaninë si inferiore, duke marrë parasysh marrëdhënien ekonomike aktuale që ka Britania si anëtare e BE-së.

Në referendumin e 23 qershorit më 2016, 17.4 milionë persona apo 51.9 për qind e votuesve kanë përkrahur largimin nga BE-ja derisa 16.1 milionë të tjerë apo 48.1 për qind të tjerë kanë votuar kundër Brexitit.

***

Kryeministrja e Britanisë Theresa May sonte pësoi humbjen më të madhe në histori, pasi ligjvënësit kanë kundërshtuar planin e saj për largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Plani i kryeministres May është mposhtur me 432 vota kundër dhe 202 në të mirë të planit, përcjell Bota sot.

May tha se qeveria do të 'dëgjojë' dhe tha se ajo do të luftojë një mosbesim nesër - në mënyrë efektive guximin do ta merrte Jeremy Corbyn për të thirrur atë. Ai menjëherë pranoi, duke thënë se qeveria kishte arritur "fundin e vijës".

Juncker: Britania të qartësojë plan e saj për Brexit

Kryetari i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker ka përcjellë me shqetësim votimin e sotëm në Parlamentin britanik kundër rezolutës së kryeministres britanike Theresa May për çështjen e Brexit.

Përmes një reagimi të tij në Twitter, Jucker apelon tek Britania e Madhe që të jetësojë atë që ka në plan ta bëjë së shpejti.

Image
Jean Claude Juncker

”Me keqardhje kam vërejtur rezultatin e votimit të Dhomës së Përfaqësuesve në Britani sa i përket Brexit. I bëj thirrje Britanisë së Madhe të qartësojë planet e saj sa më parë të jetë e mundur. Koha po ikën shpejtë. Brexit”, shkruan Juncker.

Marrëveshja e divorcit kundërshtohet me 432 vota të deputetëve

Deputetët britanikë kundërshtuan me shumicë të theksuar marrëveshjen e Brexit të negociuar nga kryeministrja konservatore, Theresa May me Brukselin, në një votim vendimtar për të ardhmen e Britanisë së Madhe, dy muaj e gjysmë nga data e pritshme e largimit të saj nga Bashkimi Europian.

Dhoma e Komuneve hodhi poshtë marrëveshjen e divorcit me 432 vota të deputetëve, 202 votuan pro marrëveshjes, pavarësisht një paralajmërimi të fundit të May për pasigurinë që do të shkaktonte ky refuzim.

Fillon votimi për Brexit, May bën sërish thirrje për mbështetje

Deputetët kanë filluar të votojnë për marrëveshjen e Theresa May të Brexit-it për largimin nga Bashkimi Evropian, raporton BBC, pwrcjell Bota sot.

Vetëm një amendament është duke u votuar, para se i ashtuquajturi "votim domethënës" të bëhet.

May u bëri thirrje politikanëve të mbështesin marrëveshjen e saj ose të rrezikojnë "të lënë njerëzit britanikë poshtë".

Por, shumë deputetë të saj pritet të bashkohen me partitë opozitare për të votuar kundër marrëveshjes, dhe kështu ajo pritet të mposhtet.

***

Deputetët e Dhomës së Ulët të parlamentit britanik do ta votojnë sonte rreth orës 19 sipas kohës lokale marrëveshjen për tërheqjen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Para votimit, kryeministrja May pritet ta mbajë një fjalim për ta fituar mbështetjen e sa më shumë deputetëve.

Votimit të marrëveshjes i ka paraprirë një debat i gjatë që ka zgjatur pesë ditë.
May u ka bërë thirrje të gjithë politikanëve ta mbështesin marrëveshjen e saj, në të kundërt rrezikojnë “të zhgënjejnë popullin britanik”.

Debati i fundit për këtë çështje është hapur sot në mesditë, ndërsa pritet të përmbyllet me fjalimin përfundimtar të kryeministres, rreth orës 18 e 30 minuta sipas kohës lokale. Procesi i votimit do të fillojë me votimin e disa amandamenteve dhe në fund do të votohet marrëveshja.

Deputetët do të mund të sugjerojnë edhe amendamentet që mund ta përmirësojnë marrëveshjen, përpara se votimi të nisë rreth orës 19:00 sipas kohës lokale në Britani.

Brexit: Cilat janë opsionet në tavolinë?!

Sonte në mbrëmje Britania do të mësojë nga vota në Parlament se çdo të ndodh me Brexit-in, dhe çfarë kahu do të marr ky proces që ka shkundur nga themelet tërë strukturat e shtetit dhe shoqërinë britanike. Marrëveshjen e Tërheqjes e negociuar mes Theresa May dhe Bashkimit Evropian, do të votohet dhe gjasat janë që ajo të refuzohet nga deputetet. Pyetja që lind është çfarë do të ndodh më pas me Brexit pavarësisht nga vota?

Marrëveshja e Theresa May me Brukselin sipas te gjitha gjasave, pritet te rrezohet gjate votimit ne parlament, dhe ajo qe diskutohet nga njohësit e rrethanave politike, është thellësia ose ngushtësia e humbjes, dhe jo, nëse do të hidhet poshtë kjo marrëveshje.

Gjithsesi si hap imediat qeveria do të duhet të paraqesë në Parlament “Planin B” brenda tre ditësh. E nëse serish nuk binden deputetët disa nga opsionet janë; E para, dalja nga BE pa marrëveshje dhe ligji e mundëson daljen më 29 mars. Opsioni i dytë, mbetet rinegociimi me Brukselin, që do kërkoj kohë dhe shtyrje të hyrjes në fuqi të Nenit 50 për ta vonuar procesin e Brex-it.

Një opsion i tretë, është mbajtja e zgjedhjeve të reja të përgjithshme si rrugëdalje nga impasi dhe sigurimin e një mandati të ri për marrëveshjen e kryeministres britanike.

Por do duhen dy të tretat e deputetëve që të mundësohet mbajtja e zgjedhjeve të reja, ku dita me e afërta do jetë pas 25 ditësh.

Një alternativë tjetër është një mocion votëbesimi ndaj qeverisë, të cilën e kanë lënë të kuptohet se do e kërkojë opozita laburiste. Problemi është se konservatorët në pushtet i frikësohen humbjes ndaj Laburistëve dhe shumë deputetë janë në pozicionin e gjelit të detit që do duhet të votojnë për Krishtlindjet.

Mbajtja e një referendumi, do të kërkonte edhe ky opsion, shtyrjen e procesit të Brexit, ndërkohë që do jetë shumë e vështirë për të mos thënë e pamundur, mbajtja e tij përpara 29 marsit datës zyrtare të daljes se Britanisë nga BE-ja, pasi si rregull do duhen 22 jave deri në mbajtjen e një referendumi të ri.

Çfarëdo që të ndodh në votimin e së martës në Parlamentin britanik, 15 janari do të mbahet gjatë në mend në historinë politike të Britanisë si dita që do nxjerr nga udhëkryqi Britaninë apo përsa kohë do e mbaj atë ende në udhëkryq për shkak t Brexit.

Pasojat e Britanisë nëse del nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje

Pamundësia për të arritur një kompromis për të ardhmen e Britanisë së Madhe mund ta dëmtojë vendin.

Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian pa votimin e marrëveshjes besohet të shkaktojë rënie deri në 8% të produktit të brendshëm bruto, dëmtim të ekonomisë dhe rënie të prodhimit.

Populli shprehet i zhgënjyer me gjithçka që po ndodh në Britani.

“Ata na kërkuan të votojmë për të dalë nga Bashkimi Evropian, ne votuam. Po tani ata nuk janë në gjendje që të votojnë marrëveshjen. Po na dëmtojnë shumë, ne nuk besojmë në asnjë nga politikanët tanë”, shprehen shumica e të intervistuarve, shkruan New York Times, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ekonomia e Britanisë do të jetë në rrezik të madh nëse nuk merret një vendim së shpejti.

Theresa May përkundër kundërshtimeve të mëdha vazhdon të luftojë për idenë e saj

Në një deklarim para votimit në parlament të Marrëveshjes për Brexit, Theresa May përkrahësja më e madhe e kësaj marrëveshje, tha se pavarësisht si do të shkojë votimi ajo do të vazhdojë luftën për realizimin e idesë së saj.

Përkundër mundësisë së madhe për të dështuar në votimin që do të ndodh në mbrëmje, May po vazhdon fushatën duke u takuar edhe me secilin deputet.

Ajo po përballet me kundërshtime të mëdha edhe nga ministrat e vendit, ku një pjesë e tyre po bëjnë thirrje për votëbesim të qeverisë.

Ndërsa nga përkrahësit e kësaj marrëveshje thuhet se nëse kjo nuk votohet “Dimri po vjen” për Britaninë e Madhe.

Theresa May përballet me votat e deputeteve për Brexit

Image

 

Koha për vendimin e madh, për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja po afrohet, por deputetet kanë kundërshtime të mëdha në mes vete.

Referendumi i mbajtur në vitin 2016 për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja, ajo që tashmë njihet si Brexit është në fazën finale.

Deputetet po përgatiten të votojnë për të mbështetur ose jo propozimin e Theresa May, një nga politikanet më aktive në Britani për daljen nga Unioni, shkruan BBC, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ajo ka bërë thirrje për votimin e kësaj marrëveshje në mënyrë që të mos vihet poshtë vullneti i popullit, që i tha po daljes nga BE-ja në referendum.

Fushata e saj e fundit për bindjen e deputetëve të votojnë pro do të mbahet në ora 18:00, ndërsa në orën 19:00 pritet të fillojë seancë.

Image

 

Ku si fillim do të votohen disa ndryshime në Marrëveshjen për Brexit, e më pas do të votohet vet marrëveshja.

Njëra palë mendon se Britania përfundimisht duhet të ndahet nga BE-ja dhe të vazhdojë rrugën e vetme, ndërsa pro-evropianet mendojnë që Britania do te mbetet “gjysmë” pa BE-në.

Marrëveshja e arritur në mes Britanisë së Madhe dhe BE-së, do të votohet sot në parlamentin britanik, ku edhe do të përcaktohet e ardhmja e këtij shteti.

Theresa May, që është edhe idealistja e kësaj nisme po mundohet shumë për të siguruar votat, në të kundërtën edhe qeveria e saj mund të përballet me votëbesim.

Rreziku më i madh me të cilin mund të përballet Britania është mosarritja e asnjë marrëveshje, as për dalje nga BE-ja, e as për vazhdim të të qenurit anëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat