Deputeti gjerman dënohet për mesazhin racist ndaj djalit të Boris Becker

Evropë

Deputeti gjerman dënohet për mesazhin racist ndaj djalit të Boris Becker

Më: 15 janar 2019 Në ora: 20:07
Boris dhe Noah Becker

Një deputet gjerman i ekstremit të djathtë, u dënua sot për të paguar dëmin dhe interesat ndaj djalit të ish-yllit të tenisit, Boris Becker, për postimin e një mesazhi me karakter racist në profilin e tij në Twitter.

”Një gjykatë e Berlinit dënoi deputetin për të paguar 15000 euro dëme dhe interesa ndaj Noah Becker”, njoftoi avokati i djalit të Becker për revistën ”Der Spiegel”.

Në një mesazh të postuar në rrjetin social në dhjetor 2017, Jens Maier, deputet i Alternativës për Gjermaninë (AfD), e quajti Noah Becker, pasi gjyshi nga nëna është amerikan me ngjyrë, ”gjysmë zezak i vogël”.

Mesazhi i deputetit erdhi në formën e një komenti pas një interviste të djalit të Boris Becker, 24 vjeçar, ku ky i fundit e quajti Berlinin ”qytet i bardhë”, krahasuar me Londrën apo Parisin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat