Dështoi për “Brexit”, May tani rrezikon të rrëzohet nga posti i kryeministres britanike

Evropë

Dështoi për “Brexit”, May tani rrezikon të rrëzohet nga posti i kryeministres britanike

Më: 15 janar 2019 Në ora: 21:50
Theresa May

Lideri i laburistëve opozitarë, Jeremy Corbyn, paraqiti sot në mbrëmje një mocion mosbesimi ndaj qeverisë konservatore të Theresa May, pas kundërshtimit me shumicë të theksuar nga deputetët për marrëveshjen e "Brexit", që ajo negocioi me Brukselin.

‘’Paraqes një mocion mosbesimi ndaj kësaj qeverie’’, tha Corbyn, duke e cilësuar rezultatin e votimit për marrëveshjen e Brexit si një disfatë katastrofike për qeverinë.

Votimi pritet të zhvillohet në pasditen e së mërkurës.

Që nga viti 1945, ligjvënësit britanikë kanë votuar 23 herë kundër Qeverisë, ndërsa i kanë dhënë votë besimi vetëm tri herë.

Por, mocioni i mosbesimit ka çuar vetëm një herë në rrëzimin e Qeverisë.

Sot, Theresa May ka përjetuar disfatën më të rëndë parlamentare të një kryeministri britanik në epokën demokratike, pasi anëtarët e parlamentit të vendit kanë hedhur poshtë marrëveshjen e saj me Bashkimin Evropian për daljen e Britanisë nga blloku evropian, me një shumicë të madhe prej 230 votash.

Konservatorët që mbështesin “Brexit”-in kanë bashkuar forcat me partitë opozitare për të goditur qeverinë në “votimin e rëndësishëm”, të cilin kryeministrja e vendit e kishte shtyrë para Krishtlindjes, me shpresën se disa anëtarë të parlamentit do të ndryshonin qëndrim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat