Stërlina fiton terren pas votimit të Brexit

Evropë

Stërlina fiton terren pas votimit të Brexit

Më: 15 janar 2019 Në ora: 21:56
Stërlina

Stërlina britanike fitoi terren përballë euros dhe dollarit mbrëmjen e sotme pas kundërshtimit me shumicë të theksuar të votimit për Brexit nga deputetët britanikë dhe pas fjalimit të kryeministres, Theresa May.

Rreth orës 19:50 GMT, stërlina këmbehej me 89,11 peni për një euro kundrejt 89,57 peni pak para publikimit të rezultatit të votimit, dhe kundrejt 89,15 peni të hënën në mbyllje. Përballë monedhës amerikane stërlina këmbehej 1,2787 dollarë kundrejt 1,2704 dollar pak para rezultatit të votimit dhe 1,2864 dollarë të hënën në mbyllje. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat