Itinerari i lëvizjes së Putinit "sekret shtetëror”

Evropë

Itinerari i lëvizjes së Putinit "sekret shtetëror”

Nga: F.B. Më: 16 janar 2019 Në ora: 10:13
Vladimir Putin

Itinerari i saktë i lëvizjes së presidentit rus Vladimir Putin gjatë vizitës së nesërme në Beograd praktikisht po trajtohet si sekret shtetëror. Në mënyrë që të evitohet kollapsi dhe bllokimi. Mirëpo qytetarët duhet të kenë informacione për këtë kanë deklaruar në polici, transmeton Tv Prva, përcjell “Bota Sot”.

Zyrtari i Policisë, Nedeljko Munjaska njoftuar se nuk do të ketë bllokim të përgjithshëm të qytetit, përveç trasesë së lëvizjes në të cilën do lëviz Putin dhe përcjellja që do bllokohen dhe mbyllen në momentet e kalimit.

"Trafiku që do zhvillohet në ato trase do të drejtohet në shtigje tjera në mënyrë që mos të krijohen kolona, pritje edhe qëndrime", sqaroi Munjas. 

Në pyetjen kur mund të parashikohet të krijohet tollovi, në mëngjes apo pasdite, ai theksoi se policia nga orët e hershme do vendoset në pika statike dhe do të kontrollojë situatën, ndërsa kur fillon lëvizja e eskortës me presidentin rus do mbyllen rrugët. 

"Ndoshta probleme edhe sfida mund të sjell pjesa e pasdites rreth tempullit “Sveti Sava”, sheshi në “Terazije” ku pritet numër i madh i qytetarëve. Mund të vij te mbyllja e rrugëve në zonën e qendrës së qytetit dhe rrugëve alternative në atë pjesë nuk do të ketë, ato të gjitha do të mbyllen", nënvizoi Munjas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat