Bashkimi Evropian nuk ka frikë nga vizita e presidentit rus Vladimir Putin në Beograd, tha kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq.
Sipas saj, më e rëndësishme është që Serbia të ketë marrëdhënie të mira me të gjithë.
Brnabiq tha se u takua dje me përfaqësuesit e BE-së gjatë një vizite në Strasburg, duke përfshirë raportuesin për Serbinë, David McAllister, dhe se një nga temat ishte vizita e presidentit Putin në Serbi.