Rusia kundër hyrjes së Bosnjës në NATO

Evropë

Rusia kundër hyrjes së Bosnjës në NATO

Më: 16 janar 2019 Në ora: 13:05
NATO

Shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov deklaroi sot se vendi i tij nuk mund të pajtohet me pranimin e Bosnjë dhe Hercegovinës në NATO.

"Rregullat që po promovohen në Ballkan janë mjaft të rrezikshme dhe pasqyrojnë maninë për të shtyrë të gjitha shtetet e Ballkanit sa më parë që të jetë e mundur", tha Lavrov në një konferencë për shtyp.

Lavrov vuri në dukje se SHBA ka kritikuar rolin destruktiv të serbëve në Bosnje dhe Hercegovinë dhe ngadalësimin e vendit në rrugën drejt NATO-s.

"Në një situatë kur të gjithë proklamojmë qëllimin për të ndërtuar një hapësirë të përbashkët ekonomike dhe humanitare, dhe për të krijuar siguri të barabartë dhe të pandashme në rajonin euro-atlantik, atëherë është një zëvendësim i së drejtës ndërkombëtare me rregulla të NATO-s në vend të universales", tha Lavrov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat