BE-ja e hapur për vazhdim të bisedimeve Britaninë e Madhe

Evropë

BE-ja e hapur për vazhdim të bisedimeve Britaninë e Madhe

Më: 16 janar 2019 Në ora: 13:57
Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe kryeministrja britanike, Theresa May (foto arkiv)

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka thënë se ende ka kohë për bisedime mes BE-së dhe Britanisë së Madhe për Brexitin.

Merkel ka deklaruar se i vie keq për vendimin e parlamentit britanik për të hedhur poshtë marrëveshjen të cilën kryeministrja Theresa May e kishte arritur me udhëheqësit e BE-së.

“Padyshim se ne do të bëjmë gjithçka për të gjetur një zgjidhje të duhur por jemi të gatshëm edhe nëse nuk arrihet një zgjidhje” ka thënë Merkel për mediat në Berlin.

Sipas kancelares Merkel “ende ka kohë për negociata mirëpo Bashkimi Evropian tash po pret sugjerimet e kryeministres britanike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat