Gazetat britanike njëzëri: Humbja e May historike dhe poshtëruese

Evropë

Gazetat britanike njëzëri: Humbja e May historike dhe poshtëruese

Më: 16 janar 2019 Në ora: 14:44
Theresa May

“Historike” dhe “poshtëruese”. Media britanike është unanime në zgjedhjen e ironive për të përshkruar humbjen që vuajtën dje në Dhomën e Komuneve kryeministrja Theresa May dhe qeveria konservatore për marrëveshjen e divorcit me BE-së, që u arrit me Brukselin në muajin nëntor.

“Një poshtërim i plotë”, titullon ”Daily Telegraph”, gazeta prokonservatore, pranë Brexit dhe në krahun e rebelëve euroskeptikë më ekstremistë.

“May pëson një ngjarje historike mposhtjeje, ndërsa Tories revoltohen kundër saj’’, bën jehonë shtypi progresist ”Guardian”.

Analog me titullin e ”Times”, me një imazh i Mayt duke e etiketuar një ‘’poshtërim historik’’.

Në mesin e tabloidëve, ”Daily Mail” kthehet në favor të marrëveshjes Brexit negociuar nga kryeministrja Theresa May, e cila tani duhet të luftojë për mbijetesë.

Ndërsa ”Express” luan me mbiemrin e shefes së Downing Street dhe shkruan “DisMay”, në anglisht ”tronditje”. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat