Gjykata i jep të drejtë ambjentalistëve për qendrën e skive në Bansko, më e madhja në Ballkan

Evropë

Gjykata i jep të drejtë ambjentalistëve për qendrën e skive në Bansko, më e madhja në Ballkan

Më: 16 janar 2019 Në ora: 19:07

Gjykata e lartë bullgare bllokoi sot projektet e diskutueshme për zgjerimin e qendrës së skive në Bansko, më e madhja në Ballkan, duke i dhënë të drejtë aktivistëve për mbrojtjen e mjedisit të cilët denoncuan shkatërrimin e një parku natyror i klasifikuar në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s.

Autoriteti më i lartë gjyqësor i vendit anuloi ndryshimet në planin e menaxhimit të këtij parku, të miratuara në dhjetorin e 2017 nga qeveria dhe që do t’i hapnin rrugë ndërtimit të 48% të 40.000 hektarëve të Parkut Kombëtar të Pirinit, sipas WWF, e cila depozitoi ankesën.

”Ndryshimet në planin e menaxhimit të parkut të Pirin i klasifikuar nga UNESCO si pjesë e Trashëgimisë Botërore shkelin dispozitat e ligjit bullgar dhe atij ndërkombëtar’’, bën të ditur gjykata e Lartë. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat