Theresa May fton liderët e opozitës për dialog

Evropë

Theresa May fton liderët e opozitës për dialog

Më: 16 janar 2019 Në ora: 21:29
Theresa May

Kryeministrja britanike, Theresa May shprehu kërkesën për të takuar krerët e partive opozitare që sot në mbrëmje për të biseduar për Brexit, pasi i mbijetoi me një rezultat shumë të ngushtë një mocion mosbesimi në Parlament.

‘’Unë i ftoj liderët e partive të përfaqësuara në Parlament për takime individuale dhe dëshiroj t’i nis këto takime që këtë mbrëmje’’, pohoi ajo para deputetëve, pasi i mbijetoi me një diferencë shumë të ngushtë prej 19 votash, një ditë pas kundërshtimit në masë të planit të saj për tërheqjen nga BE-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat