Vojvodina kundër Putnit: “Putin shko në shtëpi”, “Putin go home”

Evropë

Vojvodina kundër Putnit: “Putin shko në shtëpi”, “Putin go home”

Nga: F.B. Më: 17 janar 2019 Në ora: 09:08
Vladimir Putin

Në disa qytete të Vojvodinës sot herët në mëngjes janë vërejtur pankarta ngjitëse me porosinë e qartë të shkruar në gjuhën angleze “Putin shko në shtëpi”, “Putin go home”, ndërsa në to është nënshkruar organizata “Vojvodina rinore” shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Pankarta ngjitëse me këtë porosi mësohen se janë vërejtur në Novi Sad, Zrenjanin, Kikindë, Baçkim Petrovc, Vrbas, Beçej, Novi Beçej, Kovaçica etj.

Organizata “Vojvodina Rinore” në vitin e kaluar pat vendosur pankarta në Sheshin e Republikës në Novi Sad me emërtimin “Sheshi i republikës së Vojvodinës. Vetëm një ditë pasi presidenti serb Aleksandar Vuçiq në atë shesh kishte zbuluar lapidarin për mbretin Karagjorgje të parë, në ceremoninë e shënimit të ditës kur Vojvodina 100 vjet më parë iu bashkua Serbisë , pas luftës së parë botërore.

Para kësaj në disa vende në Vojvodinë ishin vendosur pankarta në të cilat shkruhej se “pas 100 viteve edhe Hong Kongu ka thënë ditën e mirë".

Është interesant se në nënshkrimin e pankartave të vendosura përveç emrit “Vojvodina Rinore” është vendosur edhe ylli paskrahësh.

“Vojvodina Rinore” dhe më herët është e njohur me aksione të ngjashme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat