Vladimir Putin, Letërnjoftimi, shkollimi, vitet, lartësia, pasuria dhe shërbimi në KGB

Evropë

Vladimir Putin, Letërnjoftimi, shkollimi, vitet, lartësia, pasuria dhe shërbimi në KGB

Nga: F.B Më: 17 janar 2019 Në ora: 18:22
Vladimir Putin

Shumë media botërore kanë raportuar sot për vizitën e presidentit të Rusisë Vladimir Putin në Beograd, ku përmenden qëndrimet e tij rreth gjendjes aktuale, raporteve ndërkombëtare por edhe për gjërat interesante nga puna dhe jeta e tij.

Një nga gjërat e pakta që dihen për njeriun e parë të Rusisë është një ndër liderët me shtatin më të ultë botëror. Putin është I gjatë vetëm 1,7 metra. Nëse krahasohet bie fjala me presidentin rus që është I gjatë 1,99 metra, Putin është më I shkurtër për 29 centimetra.

Ky është letërnjoftimi për presidentin rus Putin:

Data e lindjes: 7 tetor 1952

Vendi i lindjes: Leningrad (Sankt Peterburg)

Lartësia : 1,7 metra

Pesha: 82 kg

Ngjyra e syve: kaltër

1. Fëmijë nga familje punëtore

Image

Putin është lindur në familje punëtore. Babi i tij Vladimir Spiridonoviç Putin para angazhimit ushtarak ka punuar në fabrikën e vagonave, ndërsa nëna Marija Ivanovna ishte shtëpiake në ndërtesën ku ata banonin, me qëllim të ishte pranë fëmijëve.

2. Ishte i mbijetuari i vetëm nga tre vëllezërit Putin

Image

Vladimir Putin u lind si djali I tretë më i vogël në familje. Dy vëllezërit i ka humbur shumë herët: i pari ka vdekur para luftës së dytë botërore, ndërsa i dyti ka pësuar nga sëmundja e difterisë kur kishte vetëm një vit.

3. Politikan sikurse gjyshi

Ndikim të madh në Vladimir Putinin ka pasur gjyshi i tij Spiridon Ivanoviq Putin kuzhinier që ka përgatitur ushqimin për Leninin dhe Stalinin dhe ishte shumë i afërt me të dy liderët. Shkrimtari Marin Katusa autor i librit “Lufta e Ftohtë” thekson se Vladimir Putin prirjen për politikan e ka trashëguar nga gjyshi.

4. Martesa e parë me stjuardesën

Image

Me stjuardesën Ljudmila Shkrebnjeva Putin u kurorëzua në vitin 1983 në kështjellën e Leningradit.

5. Dy vajza

Kanë dy vajza: Marija "Mašu" (30) dhe Jekaterina (29). Që të dyja për shkaqe të arsyeve të sigurisë jetojnë me identitet tjetër dhe askush përveç rrethit të ngushtë familjar nuk e di si duken ato.

6. Divorci dhe spekulimet e dashurisë

Nga Ljudmila zyrtarisht është ndarë në vitin 2013, ndërsa si njoftojnë mediat aktualisht është në lidhje me sportisten gjimnaste kampionen olimpike Alina Kabajev. Sipas burimeve të ndryshme, Putin me te ka dy vajza, por kjo nuk është vërtetuar asnjëherë.

7. Jurist dhe spiun

Image

Putin ka mbaruar Fakultetin Juridik në Sankt Peterburg 1975, në të njëjtin vit ka regjistruar Akademinë për inteligjencë të jashtme – konvikt për spiun stazhier të KGB-së. Atje ka kaluar një vt dhe ka qenë i njohur si "kadeti Pavlov".

Është e njohur se ka punuar si agjent i KGB-së në Gjermaninë Lindore, ndërsa në një nga intervistat punën e vetë e ka vlerësuar si „ punë rutinore“  duke shtuar se puna e tij ishte: rekrutimi i informatave, grumbullimi i të dhënave dhe transmetimi i tyre në Moskë. Në Shërbimin e Inteligjencës së Lidhjes Sovjetike KGB ka kaluar plotë 15 vite.

Pas bashkimit të dy gjermanive Putin u kthye në Universitet, ku ka mbrojtur doktoraturën. Në temën e doktoraturës Putin mbështeti tezën se Rusia mundet ekonomikisht të konsolidohet  vetëm nëse në masnë më të madhe nis eksploatimin e pasurive të saj naftës dhe gazit.

8. Kryeminister pastaj president...

Image

Në vitin 1999 presidenti në largim Boris Jelcin në fillim e emëroi kryeministër, ndërsa në marsin 2000 zyrtarisht bëhet president.

Kanë pasuar disa rrokada të tilla, q ëi kanë mundësuar që vazhdimisht të jetë në pushtet që nga viti 2000 deri në ditët e sotme kur përsëri është në postin e presidentit.

9. Pasuria

Image

Pasuria e presidentit rus Vladimir Putin shpesh është çështje e spekulimeve. Ai nuk është në listën e Forbsit të njerëzve më të pasur, sikurse askund nuk shkruan sa pasuri edhe para posedon, por shumë vlerësojnë se si “peshon” disa miliarda dollarë.

Putin sipas kuluareve kontrollon 37 për qind të kompanisë industrial ruse "Surgutneftegaz", pastaj 4,5 për qind të prodhimit të gazit natyror "Gazprom". Po ashtu flitet se ai posedon edhe aksione në kompaninë multi nacionale "Gunvor". Putin po ashtu thuhet se ka 20  shtëpi presidenciale në shfrytëzim përfshirë këtu edhe villa sekrete dhe shtëpi skijimi.  Kohë pas kohe mediat kanë shkruar për të ashtu quajturën  "Pallatin e Putinit" në bregdetin e detit të Zi, pamje madhështore me vlerë rreth një miliardë dollar, por zyrtarisht prona I është shitur një manjati të paluajtshmërive.

Përndryshe vlerësimi për pasurinë e Putinit shkon aq larg, sa që sivjet më herët Senati amerikan ka dëgjuar se ai posedon mbi 200 miliardë dollar, që është dukshëm më shumë se që posedon aktualisht personi më I pasur në botë - Xheef Bezos.

Bil Brauder, ish - drejtori ekzekutiv I kompanisë "Hermitage Capital Management" që dikur ka funksionuar edhe ne Rusi në dëgjim në Senat ka thënë se beson që Putin me të vërtetë posedon një pasuri aq të madhe dhe se e ka fituar duke ju falënderuar mëkëmbesve ( të varurve) që merren me punë të paligjshme.

Edhe disa viza nga jeta e Vladimir Putinit.

- Putin fle deri vonë dhe ha mëngjes në mesditë

- Pothuajse gjithë jetën merret me xhudo

- Është pagëzuar në kishën ortodokse sepse religjioni në atë kohë ishte I ndaluar në BRSS

- Në mesatare në zgjedhjet presidenciale ai fiton rreth 69% të votave

- rrethi I afërt I bashkëpunëtorëve e thërret me "care (mbret)”

- Putin nuk konsumon duhan,  alkool pi shumë rrallë, eventualisht kur Berluskno I vjen në vizitë

- ka ndaluar organizatat joqeveritare dhe paradat gej për 100 vjet

- Putini është qytetar nderi i Novi Sadit, Somborit, Vrnjaçke Banjes, Rashkes, Apatinit, Vrbasit, Požarevca, Ljubovise, Oxhakut, Svilajncit dhe Loznices.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat