Kryeministrja britanike: Nuk ka Brexit pa marrëveshje

Evropë

Kryeministrja britanike: Nuk ka Brexit pa marrëveshje

Nga: atsh Më: 17 janar 2019 Në ora: 20:33
Theresa May

Kryeministrja britanike, Theresa May, e gjykoi sot si të pamundur që të përjashtohet skenari i një Brexit pa marrëveshje, një kusht i vendosur nga lideri i opozitës Laburiste, Jeremy Corbyn, për të zhvilluar me atë bisedime në mënyrë që të arrihet një konsensus mbi një marrëveshje të daljes.

“Ju keni deklaruar që përjashtimi i një Brexit pa marrëveshje, është një parakusht që ne të mund të takohemi”, thotë kryetarja britanike në një përgjigje të shkruar ndaj shefit të laburistëve.

“Por është një kusht i pamundur, sepse nuk është në dorën e qeverisë të përjashtohet një dalje pa marrëveshje”, thekson ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat